Subscribe

Rritet numri i emigranteve nga lindja qe hyjne ne vendin tone. Te dhenat tregojne se nga nje janari deri më 5 mars të vitit 2020, janë regjistruar 2537 emigrantë të paligjshëm, 1672 prej te cileve kanë kërkuar azil në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/ministrja e brendshme, Rovena Voda pranon se trendi është në rritje, por situata eshte nen kontroll.

 

 

Voda kembengul se nuk ka asnjë situatë emergjente per shqiperine pavarsisht thellimit te krizes ne kufirin turko-grek.

 

 

Emigrantët që zbarkojnë në Shqipëri, menjëherë kërkojnë azil për të fituar disa ditë kohë dhe më pas të marrin rrugën drejt BE-së. Disa prej tyre abuzojnë me kërkesën për azil duke mos e përfituar atë, por pjesa më e madhe largohen pa pritur ende procedurat.

 

 

Irakenete zënë pjesën më të madhe të emigrantëvë qe hyjne në territorin shqiptar duke u ndjekur me pas nga sirianët, marokenët, algjerianët dhe pakistanezët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *