Subscribe

Me përfundimin e reformës në sektorin ujësjellës, nisi edhe rishikimi i tarifave që abonentët paguajnë për ujin. I pari është ujësjellësi i Vlorës, ku konsumatorët familjarë nga 1 shkurti do të paguajnë 15 lekë më shumes për metër kub ujë.

Në pritje për të aplikuar rritje çmimi për abonentët janë edhe Durrësi, Fieri dhe Lezha, kërkesat e të cilëve janë duke u shqyrtuar nga Enti Rregullator i Ujit.

 “Ajo që kemi parë ne është që çmimet aktuale janë shumë më të ulëta, në lidhje me kostot reale që kanë shoqëritë për të furnizuar qytetarët. Në një rast konkret, për shembull në Durrës, kostoja për metër kub është afërsisht 190 lekë, por çmimi është 60% më i ulët. Ajo që ne shohim të nevojshme është që të ketë një harmonizim, pra të mos ketë tarifa unike për të gjithë qytetarët në vende të ndryshme sepse kjo varet nga mënyra sesi ata furnizohen. Në zonat ku ne e kemi të detyrueshme të përdorim stacionet e pompimit ose kostot nuk arrijnë të mbulohen me tarifat aktuale, shoqëritë mund të aplikojnë për këto tarifa”, tha Klevis Jahaj, drejtor në agjencinë kombëtare të ujësjellës-kanalizimeve.

Në rastet kur familjet e kanë të pamundur të përballojnë rritjen, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se për ta do të ketë një skemë subvencionimi.

 “Ne në bashkëpunim me Bankën Botërore, jemi duke punuar që të nisim një skemë të re subvencionimi për familjet në nevojë që parashikon që një pjesë e konsumit të tyre të mund të mbulohet, për të krijuar edhe më shumë lehtësi për familjet, edhe pa ndikuar në performancën e shoqërive”, tha Jahaj.

Rishikimin e tarifave shoqëritë ujësjellës e argumentojnë me mbulimin e kostove dhe me përmirësimin e shërbimit për qytetarët, duke investuar në rrjet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *