Subscribe

Nga 1 Nëntori, hyn në fuqi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në orët e pikut për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Kjo rritje do të zbatohet në periudhën e dimrit nga ora 18:00-22:00 dhe në periudhën pranverë-verë nga ora 19:00-23:00. Për kategorinë e parë, që përfshin vetëm furrat e bukës, çmimi do të rritet nga 7.6 lekë në 8.74 lekë/kWh.

Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi dha zgjidhjen sipas saj për këtë situatë për të mos arritur në rritjen e çmimit të bukës.

Por ne e dimë shumë mirë që furrat e bukës në fakt kanë rritje të kostos. Pagat e punonjësve janë të larta. Por është një problem te të gjithë tregtarët, që sapo del një vendim kanë tendencën për të rritur çmimet.

Akoma pa ardhur nëntori ka patur një komunikim që do ketë rritje të çmimit të bukës. Kjo rritje do të jetë 15-20 lekë. Që në fakt është shumë për një produkt shporte Pra me një llogari të thjeshtë gjithë indeksimi i pensioneve shkon te buka.

Përsa kohë është me fashë orare atëherë furrat e bukës e kanë të zgjidhur. Të mos prodhojnë në atë orë dhe kështu nuk u rritet kosto e për rrjedhojë nuk rritet as çmimi i bukës“, shprehet Radonshiqi.

Sipas ekspertes së ekonomisë, kostot e jetesës i kemi pothuajse njesoj me vendet e BE. Paga mesatare që familjet duhet të kenë për të bërë një jetesë normale duhet të jetë 100 mijë lekë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *