Rriten tensionet mes Ukrainës e Rusisë pas incidentit me 11 viktima në anije

Të paktën 11 persona, të gjithë antarë ekuipazhi, kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu dy anije mallrash pranë ngushticës së Kërçit, mes Rusisë e Ukrainës.
Ekipet e shpëtimit të Rusisë po vijojnë përpjekjet për të shpëtuar marinarët që u hodhën në det për t’I shpëtuar flakëve. Deri më tani 14 persona jan shpëtuar.
Zëdhënësi i agjensisë detare ruse njoftoi se zjarri shpërtheu gjatë transferimit të lëndës djegëse nga një anije në tjetrën gjatë lundrimit në zonën neutrate në Detin e Zi. Disa prej antarëve për të shpëtuar janë hedhur në det.
Emrat e dy anijeve të përfshira në incident, Venecia dhe Maestro, janë në listën e Shteteve te Bashkuara si si objektiva të mundshëm për sanksione mbi dërgesat e naftës në Siri.
Uashingtonit shtoi sanksionet kundër Sirisë në vitin 2011 në përgjigje të “mizorive të vazhdueshme” të Presidentit Bashar al-Assad kundër popullit.
Ndërkohë incidenti mes dy anijeve në ngushticën e Kërç, rritur tensionet mes Rusisë e Ukrainës. Rusia ka bërë thirrje se nuk do të lejojë asnjë anije shpëtimi të Ukrainës në ujrat territoriale.




