E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rriten tensionet Kinë- SHBA/ Anijet luftarake amerikane kalojne ngushticen e tajvanit

Dy anije luftarake amerikane rrisin me tej tensionet mes Kinës dhe Taivanit.

 

Luftanijet kaluan përmes ujërave ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit këtë të  diele.

 

Reklamë

Lajmi u bë i ditur nga vetë marina e shteteve të bashkuara,  e cila konfirmoi se ky kalim ka si synim të tregojë përkushtimin  e SHBA-së  për një rajon të lirë dhe të hapur.

 

“Anijet kaluan një korridor në ngushticën që shtrihet përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, thuhet në deklaratën e Marinës.

 

Ky është operacioni i parë që pas vizitës së kryetares së dhomës së  përfaqësuesve të ShBA-së, e cila rriti më shumë tensionet mes vendeve.

 

Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur me të cilën do të bashkohet përfundimisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë