E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ilustrim · Vizion Plus

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët në Bajram Curr deri në 35°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të arrijë shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.