Subscribe

Në mbyllje të muajit rozë siç dhe cilësohet tetori, i çili iu dedikua ndërgjegjësimit mbi sëmundjen e kancerit të gjirit, mjekët shprehen se është rritur numri i kontrolle të kryera e rrjedhimisht edhe diagnostikimi në faza të hershme.

 

SILVANA ÇELIKU

DREJTORESHA E SPITALIT ONKOLOGJIK

“10-vjeçari i fundit ka një rritje prej 20% të numrit, por kemi filluar të shohim një ulje të stadeve në të cilin prek kjo sëmundje. Nëse kemi pasur rreth 500 raste, tani kemi arritur në 700 ose 720 raste në vit. Fatmirësisht tashmë përqindjen më të lartë nuk e bëjnë sëmundjet në stadet e avancuara, por në stadet e hershme.”

 

Çdo vajzë mbi 20 vjeç duhet t’i nënshtrohet kontrollove të paktën njëherë në vit, pasi kanceri i gjirit është konstatuar edhe në mosha fare të reja. Por specialistët thonë rastet më të shpeshta janë te moshat 50-70 vjeçare.

 

SILVANA ÇELIKU

DREJTORESHA E SPITALIT ONKOLOGJIK

“Vajzat që pas moshës 20-vjeçare duhet të nisin të kujdesen për gjirin e tyre, të bëjnë ekografi, pasi deri në 40 vjeç nuk rekomandohet. Të bëjnë kontrolle për të parë nëse kanë shqetësime. Piku është në moshat 50-70 vjeçare, por asnjëherë nuk jemi të përjashtuar as në moshat e reja.”

 

Gjatë muajit tetor janë kryer rreth 12 mijë mamografi në të gjithë vendin, ndërsa në mamografitë e lëvizshme janë kryer mbi 900 kontrolle.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *