E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rriten rastet e reja/ 27 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri.

 

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë shtuar 27 raste të reja.

 

Reklamë

Në këtë mënyrë, numri total të i të sëmurëve ka shkuar në 304.

 

“Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.”

 

Duhet theksuar se 12 raste të reja gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm në Shkodër. Sipas Rakacollit, këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar.

 

Më shumë video

Reklamë