Subscribe

Shtohen rastet denoncimeve për dhunë brenda komisariateve të policisë. Janë me qindra qytetarë të cilët kanë kallëzuar efektivët e rendit për disa lloje shkeljesh, ku një më të rëndat janë goditjet fizike ndaj tyre.

 

615 ankesa janë trajtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vetëm për policinë e rendit. Këto ankesa i përkasin periudhës nga Janari deri në Gusht të këtij viti. Një pjesë e konsiderueshme e tyre flasin për dhunë të ushtruar nga efektivët kundrejt qytetarëve.

 

Burime nga AMP thonë se mbi 120 ankesa janë për Sallën Operative e cila nuk u përgjigjet në kohë qytetarëve. 21 ankesa janë për dhunë fizike, ndërsa afro 80 ankesa janë për veprime arbitrare, ku përfshihen shoqërime të paligjshme, dhunë fizike dhe dhunë psikologjike. Por edhe ankesat për shfrytëzim të postit për interesa personale janë shtuar ndjeshëm.

 

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa kërkon hetime brenda strukturave policore për parandalimin e këtyre fenomeneve.

 

FATJON SOFTA

 

EKSPERT I SIGURISE

 

Kjo gjë po vjen dhe po rritet. Me të drejtë qytetarët ankohen. Një gjë duhet të kuptojmë, që çdo punonjës policie, qoftë edhe drejtues i lartë që uniforma nuk do të thotë pushtet i pakufizuar. Në momentin që ti ndalon një person, aty fillojnë të drejtat e njëriut. Ky është një detyrim që duhet të kesh, në rradhë të parë ndaj ligjit dhe më pas në respekt të qytetarëve. Në se kjo nuk ndalon ka një arsye. Duhet të merret në ndjekje penal ose të hetohet komandanti i skuadrës, komandanti i togës, shefi i Rendit, shefi i Krimeve, apo dhe vetë Shefi i Komisariatit.

 

Eksperti shton se mungon përzgjedhja dhe në poste drejtuese shpesh here vendosen njerëz që nuk plotësojnë kriteret.

 

Kur kjo ndodh pastaj nga shefi i Komisariatit apo në institucione të tjera ka dy gjëra. Ose janë kritere të papërshtatshme, pra kanë gjetur njerëz të papërshtatshëm dhe kanë emocione dhe nuk i kontrollojnë dot.

 

Ajo që bie në sy nga ankesat e qytetarëve pranë AMP-së gjatë këtij viti, është fakti se policia e rendit renditet e para në denoncime, ndërkohë që më herët ankesat më së shumti ishin për policinë rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *