Bizneset e huaja kanë investuar në vendin tonë në 3 mujorin e parë të këtij viti një shifër rekord prej 283 milion euro.

 

Kjo shifër rezulton të jetë më e larta jo vetëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  por edhe e viteve të fundit. Të dhënat vijnë nga Banka e Shqipërisë e cila nuk ka bërë ende detajime se ku janë investuar këto para, por ajo që evidentohet është fokusi i tyre ka qenë kryesisht në sektorin energjetik, në karburante si dhe në fushën e ndërmjetësimit financiar.

 

Pjesë e këtyre investimeve janë edhe ato në gazsjellësin TAP si dhe investimi në kaskadën e Devollit.

 

Edhe banka Botërore si dhe Fondi monetar ndërkombëtar kanë deklaruar më herët se përfundimi këtyre dy veprave të mëdha publike pritet të ndikojnë në ecurinë e rritjes ekonomike.

 

Paralelisht me ketë situatë treguesit i remitancave, të ardhurave nga emigrantët ka shënuar rritje afro 8% më shumë se 3 mujori i parë i 2017, duke arritur në 147 milion euro.

 

Të dy këto tregues janë një element thelbësor i prurjeve  valutore ne treg, çka për autoritete janë një faktor i ndikimit në kursin e këmbimit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *