E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Rriten hyrje-daljet nga Qafë Thana

Rritet numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në tre ditët e fundit kanë hyrë e kanë dal nga kjo pikë e kalimit kufitar 3.068 shtetas Shqiptarë dhe të huaj.

Sipas të njëjtave burime gjate këtyre tre ditëve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut kanë dalë 1.585 shtetas çka tregon se shqiptarët vazhdojnë të përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt Greqisë.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre tre ditëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 1.483 shtetas, një pjesë e të cilëve shtetas të huaj të cilët, sipas burimeve të pikës kufitare të Qafë Thanës kanë përdorur vendin tonë tranzit për të shkuar në vendet e tjera të rajonit si dhe të vendeve të BE.

Reklamë

Të tjerët kanë qënë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë