Subscribe

Shqiptarët janë shoferët më të pakujdesshëm sa i përket sjelljes në timon. Ky fakt konfirmohet edhe nga shifrat e aksidenteve të ndodhura gjatë qershorit, por edhe si 6 mujor.

 

Referuar të dhënave nga Insituti i Statistikave, muajin që lamë pas u shënuan 124 aksidente ose 9 më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë.

 

Sa i përket të dhënave si 6 mujorë shifrat janë shqetësuese, pasi janë regjistruar 671 aksidente nga 505 të ndodhura në të njëtën periudhë të 2020.

 

Rritja e aksidenteve është shoqëruar edhe me më shumë viktima.

 

Në gjysmën e parë të vitit kanë humbur jetën 105 persona nga 75 që ishte ky numër vitin e kaluar. Krahasimi i shifrave bëhet me një periudhë kur vendi kaloi shumë kohë në izolim dhe kufizim të lëvizjes, për shkak të pandemisë.

 

Në 86% të rasteve, shkaktar të aksideneteve kanë qenë shoferët, por ajo që konstatohet është se grupmosha që po i kryen ato, të paktën gjatë muajit qershor janë të rinjtë, 24 deri në 35 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *