Subscribe

Numri i aksidenteve me autore të paidentifikuar ka njohur rritje nga viti në vit. Duke ju referuar statistikave nga shoqata dhe byroja e sigurimit në tre vitet e fundit numri arrin në 45 aksidente në vit. Ndërsa vetëm për muajin janar 2019 janë regjistruar 8 të tilla.

 

Por aksidentet shoqërohen me dëmtim të rëndë shëndetësore të personave në vendngjarje, por edhe me humbje jete. Ky fakt do të thotë që miliona lekë akumulohen dhe kompanitë e sigurimit do të duhet të paguajnë për qytetarët e dëmtuar, për autorin i cili nuk gjendet nga policia.

 

Shoqata e siguruesve i bën apel institucioneve që  të marrin masa për zbulimin e autorëve që kanë shkaktuar këto vepra penale. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

 

Ana tjetër është që shumë qytetarë të dëmtuar kanë përfituar me vendim gjykatë të drejtën për tu kompensuar nga byroja kombëtare, por ende kompanitë nuk i kanë dhënë lekët.

 

Deri në fund të vitit 2017-es shuma totale që këto kompani i kishin 750 shqiptarëve arrinte në 1. 8 miliard lekë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë disa urdhra për ekzekutimin e këtyre detyrimeve, dhe sipas të dhënave gjatë vitit që lamë pas janë paguar rreth 1 miliardë lekë borxhe.

 

Prej vitesh autoriteti i mbikëqyrjes financiare që mbikëqyr këtë treg, si dhe byroja e sigurimit ishin në një konflikt të hapur pasi kjo fundit nuk zbatonte vendimet për të shlyer detyrimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *