Subscribe

Për bizneset, ndotësit kryesor të mjedisit në qytetet bregdetare, kryeministri Edi Rama kërkon që të shlyejnë një taksë më të lartë pastrimi.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Bizneset të cilat funksionojnë në bregdet duhet të taksohen më shumë për pastrimin sepse një restorant, një klub, një fabrikë ka një volum mbetjesh që nëse do të shkojnë te kazani nuk ka kazan që i mban. Thjesht  nuk është e mundur të përballohet nga bashkitë  gjithë ky volum nëse qëndrojmë me këto tarifa, janë nën kosto.

 

Po aq kreu i qeverisë sugjeroi se masa e gjobës ndaj të gjithë ndotësve qofshin ata biznese apo qytetarë duhet të jetë më e rëndë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Gjobat e ulta nuk e kryejnë funksionin e tyre, vetëm e përkeqësojnë problemin. Gjobat e larta sepse janë efikase, gjoba nuk është taksë, tarifë por është ndëshkim. Nëse ndryshojmë gjobat, gjobat duhet të jenë gjoba, duhet të jenë gjoba që t’i mbash mend gjatë.

 

Kryebashkiakët e qyteteve bregdetare, që janë pikëtakimet kryesore përgjatë sezonit turistik, i ri-paralajmëroi se buxhet e tyre nuk do të miratohen nga perfektët nëse zërin e parë dhe më të rëndësishëm të shpenzimeve nuk e zë pastrimi i mbeturinave.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Në rast se një kryetar dy ose pesë do të shkojnë në këshillë dhe nuk do të kenë në buxhetin e propozuar këtë objektiv të parin, të palëvizshëm ne do të punojmë me këshilltarët që ta rrëzojnë atë buxhet në rast nëse kjo nuk do të ndodh prefektët nuk do ta firmosin atë buxhet.

 

Bashkitë e Malësisë së Madhe, Elbasanit, Sarandës dhe Himarës i renditi si më problematiket në krijimin e vendgrumbullimeve te paligjshme të mbetjeve inerte. Fajtore për lejimin e tyre, që nga transporti me kamionë deri në pikat fundore të pa-autorizuara bëri policinë e shtetit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Një numër rastesh alarmante, ku ka bashki që autorizojnë pika të paligjshme të grumbullimit të inerteve. Është policia e shtetit që duhet të garantojë që asnjë kamion me inerte të mos shkojë askund tjetër përveç në pikat e autorizuara nga bashkia.

 

Në takimin me kryebashkiakët dhe perfektët ku e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, kjo e fundit iu ankua Edi Ramës për mos-gjetjen e zgjidhjes për vendgrumbullimet e paligjshme të mbeturinave përgjatë lumenjve, pasi është ankuar në çdo institucion përgjegjës.

 

VOLTANA ADEMI

KRYETARE E BASHKISE SHKODER

 

Ne kemi në Shkodër, e kam bere prezent me drejtorinë e policisë së shtetit por edhe me drejtorinë e tatimeve dhe hetimin tatimor, por nuk kam arritur të kem sukses. Ne në Shkodër kemi pika te grumbullimit të pikave të diferencuar informale buzë lumenjve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Menjëherë drejtori i policisë në Shkodër të kontaktojë me kryetaren e bashkisë dhe brenda javës që vjen, ato pika të mbyllen.

 

Për qytetet bregdetare ato që vuajnë edhe ndotjen më të lartë për shkak të numrit të shuar të popullatës gjatë sezonit turistik, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do t’i mbështesë financiarisht për të përballuar koston e pastrimit të qyteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *