E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrihte gruan dhe tentoi ta vriste, policia prangos 46 vjeçarin e armatosur

Një 46 vjecar që rrihte dhe kërcënonte gruan është arrestuar nga forcat e rendit në kohë, duke parandaluar një krim brenda familjes.

Policia e Dibrës kishte marrë informacion se ky shtetas ushtronte dhunë në familje.

Për këtë arsye është ndërhyrë në banesën e shtetasit E.P, që u prangos në flagrancë.

Atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë