Blogeri shumë popullor dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Egor Zhukov është rrahur brutalisht mbrëmjen e të hënës në Moskë.

Zhukov vitin e kaluar u bë symbol I protestave moskovite vitin e kaluar.

22 vjecarit iu bë prote nga dy persona në një nga rrugët e kryeqytetit rus në orët e mbrëmjes dhe më pas u qëllua dhunshëm në kokë dhe u la në toke , përpara se dy autorët të largoheshin me një motor scooter.

Miqtë e tij publikuan foto të dhunës ndaj Zhukov në Telegram dhe Instagram ku duket I riuj I gjakosur keq.

Zërat opozitare kanë qënë shpesh herë në qëndër të sulmeve vitet e fundit, dhe Zhukov është një prej tyre.

Ne gusht 2019 ai u arrestua per shkak se protestonte kunder vendimit te autoriteteve moskovite per te mos lejuar kandidatet e pavarur qe te kandidonin ne zgjedhjet per Dumën (parlamentin) ruse.

Gjykata e denoi me 3 vite burg me kusht, gje e cila u pa si fitore per zerin opozitar ne Rusi.

Mirepo gjykata urdheroi qe ai te mbyllte kanalin e tij ne Yotube ku kishte intervistuar edhe liderin e opozites Navalny.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *