Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar në lidhje me rrëzimin e kërkesës së kreut të PD, Sali Berisha për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendim i marrë në janar të këtij viti.
Kushtetuesja ka vlerësuar se imuniteti i deputetit nuk përbën përjashtim nga rregulli, sipas të cilit çdo person që kryen një vepër penale është subjekt i përgjegjësisë penale, që ndiqet nga prokurorët dhe në fund vendoset nga gjykatat e pavarura.
Gjykata Kushtetuese interpretoi se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi./vizionplus.tv





