E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëzohet në tokë avioni i mbushur plot me kokainë

Përpjekja për të transportuar me sukses lëndë narkotike me avione të vegjel këtë herë i ka kushtuar jetën trafikanteve.

Një avion i vogël me gati gjysmë toni kokainë u përplas në tokë pas një ndjekje të gjatë në ajër nga autoritetet meksikane.

 

Policia dhe Ministria e Mbrojtjes në Meksikë bëri të ditur se dy trafikantet që ishin në avion gjeten vdekjen pas përplasjes.

Reklamë

 

Shkak I rrëzimit të avionit kishte qënë fakti që avioni mbeti pa karburant pas ndjekjes së gjatë që iu bë nga avionet e ushtrisë meksikane.

 

Sipas të dhënave nga autoritetet meksikane avioni ishte ngarkuar me më shumë se 400 kilogramë kokainë, sasi e cila nëse do të shitekj kapte vleren e 19 milionë dollarëve.

Trafiku i lëndeve narkotike, sidomos I kokainës me avion është tejet I përdorur në Meksike dhe vende të tjera të Amerikës Qëndrore dhe Jugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë