Vendi
Rrëzohet në Theth, turistja polake niset urgjent drejt Tiranës

Një turiste polake është rrëzuar në zonën e Thethit, dhe është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Turistja 54-vjeçare polake ka pësuar një incident gjatë vizitës së saj në Theth. Bëhet me dije se turistja ka qenë duke lëvizur me këmbë në zonën malore bashkë me një grup eksploruesish kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një shkëmb në 3 metra lartësi.
Reklamë
Të plagosurës Barbara Obranka, i është dhënë ndihma e parë në zonë, ndërsa më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja e turistes është jashtë rrezikut, pasi ka disa fraktura në këmbë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




