E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëzohet mjeti me të cilin punonte/ Humb jetën 59 vjeçari në Ballsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Mollaj, Ballsh, ku një person ka humbur jetën.

 

Policia bën me dije se në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin Fredi Metushi, 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë