E diel, 1 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut! Tensione në Kuvend, mbyllet seanca

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në seancë ishin të pranishëm 128 deputetë, ndërsa 47 deputetë të opozitës votuan pro kërkesës së SPAK.

Gjatë seancës plenare, PS dhe PD lexuan raportet e tyre përkatëse. Opozita bllokoi foltoren dhe pati protesta në sallë pas votimit kundër heqjes së imunitetit të Ballukut.

Pas tensioneve, me propozim të Taulant Balla, diskutimet u ndërprenë dhe Kuvendi kaloi drejt votimit të gjithë rendit të ditës.

Seanca plenare në Kuvend u mbyll pas rreth 1 orë e 30 minutash.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë