Subscribe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Prokurorit Maksim Sota për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë sërish atë sërish në “arrest shtëpie”. Kërkesa u kundërshtua dhe nga SPAK që gjatë seancës argumentoi se po kryhen ende hetime për anëtarët e dyshuar të këtij grupi dhe se ndryshimi i masave të sigurisë për cilindo prej të arrestuarve, përbën rrezik për të ndikuar tek provat e dëshmitarët.

 

Sota u arrestua në kuadër të operacionit “Shpirti”, së bashku me 27 persona të tjerë, si pjesë e një grupi për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Ndaj tij rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas prokurorisë dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë treguan se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira, të cilën e paguante trafikanti.

 

Megjithatë, Sota i ka mohuar këto akuza, duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë, por sipas hetuesve ka prova te pakundërshtueshme për rolin e tij në këtë grup.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *