E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzohet kërkesa e Bashës/ Ligjshmëria e Kuvendit të 11 dhjetorit do verifikohet nga gjyqtari Agron Zhukri

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e partisë demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i statutit të Komisionit të Rithemelimit.

 

Kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Arben Kostandini, i cili përcaktoi edhe një herë gjyqtarin Agron Zhukri në krye të shqyrtimit të çështjes.

 

Ky i fundit është gjyqtari, i cili do të verifikojë ligjshmërinë e statutit të miratuar në kuvendin kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë