E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Greqi

Një helikopter i ushtrisë greke eshte rrezuar mëngjesin e kësaj te mërkure ne nje zone malore ne veri te vendit, duke shkaktuar 4 te vdekur dhe nje te plagosur. Sipas mediave te vendit fqinj, ne helikopter gjendeshin 5 persona, tre pjesëtarë te ekuipazhit dhe dy oficere.

 

Reklamë

E plagosura ndodhet ne gjendje te rende per jetën. Ministria greke e mbrojtjes njoftoi se helikopteri i tipit UH-1H humbi kontaktet ndërsa fluturonte nga aeroporti i Larises drejt Kozanit dhe ndodhej ne nje patrullim rutine. Besohet se helikopteri ka prekur nje tel elektrik dhe me pas është rrezuar. Vijojnë hetimet per te zbuluar shkaqet e këtij aksidenti te rende.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë