Një foshnjë e gjinisë femër është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.

 

Sipas policisë vajza është lënduar aksidentalisht si pasojë e rrëzimit të një dritareje në rrethana ende të paqarta në banesën e saj.

 

Në momentin e ngjarjes, foshnja ka qenë së bashku me nënën e saj e cila nuk ka marrë dëmtime.

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *