Rusia e ka pranuar se një prej avioneve të saj ushtarak është qëlluar në Siri. Në lidhje me këtë incident Moska pretendon se problemi i vërtetë pas rrëzimit të mjetit me 15 persona në bord është Izraeli.

 

Gjithashtu ministria ruse e mbrojtjes thekson se avionët izraelitë kanë detyruar avionin Il-20 të saj të qëndrojë në rrugën e sistemeve antiajrore siriane.

 

Nga ana tjetër autoritetet izraelite nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi ngjarjen. Shteti hebre rrallëherë e ka pranuar ndërmarrjen e sulmeve në territorin sirian, por një zyrtar i lartë ushtarak atje së fundmi deklaroi se gjatë 18 muajve te fundit, forcat izraelite kane goditur me shume se 200 shënjestra iraniane në Siri.

 

Ajo qe e shqetëson Izraelin është përfshirja ushtarake e republikës islamike në Siri, si dhe dërgesat e armëve iraniane për grupin militant libanez Hezbollah, që lufton në krah të forcave të regjimit sirian.

 

Detajet janë të pakta dhe pretendimi rus per incidentin nuk është verifikuar ende. Itar Tass thotë se avioni rus u zhduk gjate një mësymjeje të katër F 16-tave izraelite ndaj objektivave siriane në Latakija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *