E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni në Pakistan/ 99 persona në bord, piloti njoftoi për probleme teknike

Një aeroplan me 91 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në qytetin Karaçi në Pakistan.

Reklamë

Vetëm pak minuta pasi humbi nga radarët, mjeti fluturues i cili ishte nisur nga qyteti Lahore, u përplas në një zonë të banuar.

Reklamë

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes por autoritetet bëjnë të ditur se piloti kishte raportuar probleme teknike. Numri i sakte i viktimave nuk dihet ende, ndërsa kanë nisur hetimet.

Ngjarja e rëndë ndodh vetëm një javë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve të cilat u pezulluan dy muaj për shkak të pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë