E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëzohet avioni në Iran, 176 të vdekur

Këto janë pamjet e tmerrshme të një tragjedie që mori jetën e 176 personave pasi një avion ukrainas u rrëzua pranë aeroportit ndërkombëtar Imam Khomeini të Teheranit mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ambasada e Ukrainës në Iran ka deklaruar se shkak i rrëzimit të avionit, ka qenë një defekt në motor.

Në një reagim të shkurtër, Ambasada ka shuar çdo dyshim, duke konfirmuar se kjo tragjedi nuk është për shkak të terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, konfirmoi se në bord kanë qenë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 shtetas britanikë.

Zona e aksidentit ngjan me një skenë lufte ndërsa ekuipazhet e shpëtimit kanë mbërritur për të marrë trupat e pajetë. Du kutittë e zeza të mjetit fluturues janë gjendur dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë