Një aksident ajror ndodhi mbrëmjen e së hënës në ishullin Samos në Greqi, ku një avion i vogël ra në det.

Shtetasi izraelit Haim Geron ishte me bashkëshorten e tij, Esti. Ata po udhëtonin  nga Tel Avivi drejt Samosit, por për shkaqe teknike, avioni ra në det duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Avioni “Cesna” raportohet se kishte një problem në motorin ne lartësi, e për pasojë ai shpërtheu në ajër dhe ra.

Mediat izraelite bëjnë të ditur se Geron,i cili mbante detyrën e ish-zëvendësministrit në Ministrinë e Telekomunikacionit, ishte një ndër dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër ish-kryeministrit, Benjamin Netanjahu, për korrupsion.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plot të ngjarjes, pas dyshimeve  se  aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *