E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni në Kazakistan, në bord ndodheshin dhjetëra persona

Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 72 persona.

Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur.

Gjashtë persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, deklaruan autoritetet.

Fluturimi i Azerbajxhanit Airlines ishte në rrugë nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi, por u ridrejtua për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua në qytetin Aktau pranë aeroportit, në perëndim të vendit.

Reklamë

Shërbimet e urgjencës po punonojnë për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë