Subscribe

Në një komunikim pë rmediat, presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi sërish rrëzimin e dekretit për Butrintin.

 

Meta tha se sjellja e socialistëve ishte arrogante, ndërsa pretendon se deputetët janë të ndikuar politikisht për arsye tërësisht të errëta dhe korruptive.

 

“Meqë kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku Komisoni Parlamentar ka rrëzuar dekretin për Butrintit, një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe na risolli dhe njëherë një sjelle arrogante në raport me dëgjesën e ekspertëve dhe shoqërise civile. Tregon qartë se deputetë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara si Butrintit, vetëm për arsye korruptive dhe ndoshta motive edhe më të thella se kaq. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore. Do uroja që deputetët në seancë ti dëgjojnë dhe lexojnë të gjitha argumentin në dekretin përkatës”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *