E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 50 emigrantë në Zakynthos

Një tjetër anije me emigrantë është shpëtuar nga mbytja në ujërat grekë. Mediat vendase shkruajnë se në bordin e anijes ndodheshin 50 emigrantë.

Ato u pikasën nga rojet bregdetare në në perëndim të Zakynthos.

Siç bën të ditur roja bregdetare në njoftimin e saj, pasagjerët u shpëtuan nga një varkë shpëtimi 40 milje detare në perëndim të ishullit, ndërsa pas shpëtimit të tyre u transferuan në portin e Patrës.

Ndërkohë, vetëm disa ditë mëparë autoritetet greke shpëtuan 16 emigrantë, ndërsa këtë të shtunë u vunë në pranga 4 trafikanë të qenieve njerëzore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh