Dy shtetase të huaja, nënë e bijë, kanë rrezikuar mbytjen këtë të premte në plazhin pranë zonës së Lungomares, në Vlorë.
E gjithë ngjarja është parë nga pushuesit teksa ka qenë një prej tyre, Fitim Bozheku që punon edhe si vrojtues në plazhin ngjitur, i cili ka hyrë në det duke u dhënë ndihmën e parë dhe i ka nxjerrë në breg në gjendje të rëndë.
Pushuesit thonë se ambulanca ka mbërritur me vonesë.
Të dyja shtetaset me kombesi ukrainase janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës ku raportohet se ato ndodhen në intubim./vizionplus.tv





