E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Rrezikuan jetën e tyre”/ Meta: Institucionet të tregojnë kujdes për trajtimin e infermierëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen dhe i ka falenderuar infermierët për përkujdesjen që kanë ofruar në këtë periudhë pandemie.

Kreu i shtetit nënvizoi se institucionet shtetërore, por edhe ne si shoqëri, duhet të tregojmë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin infermierëve, pasi e meritojnë.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë. Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!

Vazhdo të lexosh

Reklamë