Një person ende i paidentifikuar ka rrezikuar të mbytet si pasojë e dallgëve, por ka shpëtuar mrekullisht. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në plazhin e Tales, Lezhë.

 

Ndihma e parë erdhi nga vetë pushuesit, vrojtuesit dhe madje edhe punonjës të bizneseve në zonë, të cilët nxorën pushuesin nga deti dhe i dhanë ndihmën e parë. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarja dhe ka e ka transportuar drejt spitalit të Lezhës. Gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *