E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 58 minuta më parë
Bota

Rrezikohet politika e Trump për marrëdhëniet me Moskën

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka miratuar një paketë ligjore, e cila parashikon shtimin e sanksioneve mbi Rusinë si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale.

 

Ligji duhet të kalojë në Senat për miratim. Në rast se do të vijoje edhe në këtë fazë, sanksionet sipas ekspertëve rrezikojnë seriozisht politikën e Presidentit, Donald Trump, i cili përgjatë muajve të fundit ka folur per përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, me qëllim që të bashkëpunohet në fusha me interes të përbashkët.

 

Reklamë

Sanksionet e propozuara përfshijnë një sërë masash që do të merren ndaj disa zyrtarëve të lartë rusë. Po ashtu, projektligji i miratuar me 419 vota pro dhe vetëm 3 kundër, zgjeron kontrollin e Kongresit mbi sanksionet dhe nuk e lejon shefin e Shtëpisë së Bardhë t’i zbusë ato.

 

“Nëse Presidenti Trump dëshiron të luajë golf apo të bëjë diçka tjetër me shokun e tij, zotin Putin, ai nuk duhet të llogarisë mbështetjen e Kongresit, sepse ne do ta ndëshkojmë atë”, u shpreh kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve Eliot Engel.

 

Masat e reja shënjestrojnë zyrtarë të lartë ruse, si shpagim ndaj ndërhyrjes së supozuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-s. Shtëpia e Bardhë është shprehur se po e shqyrton ligjin dhe se nuk dihet ende nëse Trump do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos , gjë që mund ta rikthejë sërish në Kongres. Sanksionet janë vendosur gjithashtu edhe për Iranin dhe Korenë  e Veriut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë