Subscribe

Situata nga zjarret paraqitet kritike ne dy zona të vendit, konkretisht në jug në Dukat dhe në veri në Kalimash. Këtë fundjavë u aktivizuan dy vatra në malin e Karaburunit. Forcat e Armatosura, si dhe shërbimet zjarrëfikëse janë përqëndruar në Dukat, pasi, sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, në rrezik është parku kombëtar i Llogorasë.

 

“Rrezikohet Llogaraja prandaj ne jemi këtu ditë e natë. Duam të shmangim  kapërcimin e zjarrit tek parku. Nëse fillon djegia e tij do të jetë një situatë që nuk do të kemi çfarë të bëjmë as nga ajri. Por nuk do të shkojmë në atë situate”, tha Peleshi.

 

Edhe në majën e Runës në Kukës mbi tunelin e Kalimashit situata paraqitet problematike, dhe pyjet vijonë të digjen prej ditësh. Sipas ministrit, në këtë zonë ka nisur shuarja e flakëve me helikopter.

 

Vatra aktive të zjarrit ka edhe në Cakran të Fierit, në munellë të Mirditës, por situata aty sipas ministrisë është e menaxhueshme dhe nuk përbën rrezik.

 

“Dy vatra në qarkun e Kukësit janë më problematike. Në Mirditë po ashtu kemi një vatër serioze. Në Durrës kemi një vatër të menaxhueshme. Të gjithë kanë punuar me heroizëm. Pas nesh duken dy vatra, më e madhja është në gropë dhe është e rrethuar nga zona të djegura. Në situata të tilla duhen edhe profesionalizmi dhe heroizmi. Unë kam pare heroizëm dhe profesionalizëm tek të gjithë ata që kanë punuar.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *