Video · Vendi
Rrezik nga përmbytjet në Maliq, ulet me 2 metra niveli i tokës bujqësore
Një sipërfaqe prej 50 hektarë në fushën e Maliqit rrezikon përmbytjen për shkak të rënies së nivelit të tokës deri në 2 metra. Kjo është një zonë torfike, të cilës muajin e fundit fermerët i kanë venë zjarrin për të djegur mbeturinat e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për ta bërë gati për mbjelljet e reja.
Reklamë
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu shprehet se në kohë reshjesh mund të shkaktohen përmbytje në sipërfaqe të mëdha.
Reklamë
Sipas kryebashkiakut djegia e mbeturinave në sipërfaqe aktivizon edhe djegien e torfës duke shkaktuar rënien e nivelit, kthimin në tokë joproduktive.
Sipërfaqja e fushës së Maliqit është mbi 13 mijë nga te cilat tete mije hektarë janë jo produktive.
Më shumë video
Reklamë




