Subscribe

Një tjetër rrethrrotullim me korsi të plota i shtohet Tiranës, investim i cili do të lehtësojë trafikun dhe lëvizjen e mjeteve. Gjatë një inspektimi të punimeve që ndodhen në afërsi të digës së Liqenit, kryebashkiaku Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike.

 

Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës.

 

Kryebashkiaku shtoi se në këtë zonë do të ndërtohet Teatri modern i Kukullave, si dhe Biblioteka Kombëtare, e cila prej vitesh vuan mungesën e hapësirës.

Gjysma e hapësirës së Gardës i është dhënë bashkisë, një pjesë për këtë projekt, një pjesë për t’iu bashkuar Parkut të Liqenit. Në gjysmën tjetër do të ndërtohet teatri i madh i fëmijëve; pra, largohemi nga ndërtesa në qendër të Tiranës për të pasur një teatër modern, në një projekt fantastik që qeveria do e zbatojë në pjesën e Gardës që kemi fituar nga kjo ndarje e pronës. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re Kombëtare, e cila sot ndodhet në atë skutën e vogël te Pallati i Kulturës. Këtu do të vijë Biblioteka Kombëtare, që ikën nga Pallati i Kulturës, dhe Teatri i Kukullave, që ikën nga ajo ndërtesë, që në fakt s’ka qenë Teatri i Kukullave, por Parlamenti i parë në Tiranë.

 

Veliaj tha gjithashtu se tani që është investuar te pishinat, fushat e kalçetos, Kopshti Zoologjik dhe do fillojë edhe Kopshti Botanik, e gjithë zona tek diga e Liqenit del në dritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *