Italia vijon të përballet ashpër me koronavirusin, i cili ka shkaktuar vdekjen e 3,405 njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 41 mije të tjerë.

 

Sëmundja ka detyruar qeverinë të marrë masa te rrepta madje duke nxjerrë edhe ushtrinë në rrugë. Trupat ushtarake kanë patrulluar në rrugët e Siçilisë dhe Campania, ndërsa sot qeveria do të vendosë edhe për rajonet e tjera, për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit.

 

Më 25 mars, qeveria do të nënshkruajë dekretin e ri për shtyrjen e bllokimit, nëse qytetarët nuk u binden urdhërave. Dekreti parashikon ndalimin edhe gjatë ditëve të javës në supermarkete dhe dyqane.

 

Kryeabashkiakët i kanë dërguar një letër kryeministrit Giuseppe Conte për shtrëngimin e masave si kufizimin e orarit të daljes së qytetarëve.

 

Mesa duket, italianët nuk i janë bindur urdhërave të qeverisë, e supermarketet, shëtitoret dhe rrugët, vijojnë të jenë plot.

 

Edhe në Spanjë fluksi i madh i të infektuarve ka detyruar qeverinë të punësojë mijëra mjek në pension por edhe studentë. Madje Spanja ka urdhëruar hotelet të mbyllen deri të enjten e ardhshme, dhe gjatë kësaj periudhe të shërbejnë si spitale për të prekurit me koronavirus.

 

Në orët e para së kësaj të premteje senatorët francezë miratuan një projekt-ligj që i jep qeverisë kompetenca të veçanta për të luftuar përhapjen koronavirusit ndërsa numri i viktimave u rrit në 372. Drafti i jep të drejtë qeverisë të kufizojë lirinë e lëvizjes.

 

Ndërkohë kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u ka kërkuar të gjithë mjekëve dhe infermierëve në pension t’i rikthehen punës.

 

BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

 

“Shërbimi shëndetësor po përballet me kërcënimin më të madh global. Por ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithë infermierëve dhe mjekëve të japin përvojën e tyre në përballimin e epidemisë. Unë nuk kam dyshim që ju mund të na ndihmoni të shpëtojmë jetën e qytetarëve tanë”

 

Edhe në rajon situata nga koronavirusi vijon të paraqitet kritike pasi numri i të prekurve vijon të rritet dita ditës.

 

Nderkohe, Komisioni Europian vendosi të krijojë një rezerve emergjence me pajisje mjekësore si ventilues dhe maska.

 

URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Kjo është hera e parë që BE krijon një rezervë për pajisjet mjekësore. Nga kjo rezervë do të përfitojne të gjtiha vendet e BE-së. Ne po punojmë me kompanitë në të gjithë Europën për të rritur prodhimin e këtyre pajisjeve të nevojshme”

Covid 19, sëmundja e cila u shfaq për herë të parë në Kinë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10.000 personave në të gjithë botën dhe mbi 240 mijë të tjerë janë infektuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *