E diel, 22 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të izoluar

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në fshatin Bashaj, duke dëmtuar rëndë rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonës.

Si pasojë, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar, pa mundësi qarkullimi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të hapur rrugën dhe për t’u lidhur sa më shpejt me zonat e tjera.

Situata paraqitet problematike, ndërsa autoritetet janë vënë në dijeni dhe pritet ndërhyrja e grupeve të emergjencës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë