Video · Vendi
Rrëqethëse/ U fejuan dy ditë më parë, kush është këngëtari dhe 16-vjeçarja që vdiqën në aksident
Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona
Reklamë
Bëhet me dije se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë.
Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën.
Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.
Më shumë video
Reklamë




