Arrestohet 33-vjeçari shqiptar që rrëmbeu, dhunoi fizikisht dhe perdhunoi ish-gruan e tij në Greqi

 

Pas prangosjes, ai është marrë në pyetje nga hetuesit, ka pranuar  ngjarjen e rëndë dhe menjehere është dërguar në paraburgim.

 

Autori e ka pritur ish-gruan e tij me një makinë jashtë shtëpisë së saj të mërkurën Almyri Corinthia.

 

Sapo 28-vjecarja ka dal jashtë  ai e futi me forcë në makinën e saj, u ul në sediljen e shoferit dhe është drejtuar drejt Isthmit duke e  goditur gjatë rrugës me grusht në kokë dhe në trup.

 

33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi të zhvishej nën kërcënimin për jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve me çakmak.

 

E zhveshur dhe e pambrojtur siç ishte gruaja fatkeqe, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e përzuri! 28-vjeçarja e  tmerruar ka shkuar menjehere në Komisariatin e Korinthit, duke bërë denoncim./ korinthostv.gr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *