Rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-gruan, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi dyshohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar për disa ditë ish-gruan e tij.
30 vjeçari shqiptar ka rrëmbyer në qytetin e Sienës ish-gruan italiane dhe më pas e ka mbajtur në një shtëpi në Foligno.
Sipas mediave italiane ai e kishte ndjekur e dhunuar psikologjikisht 28 vjeçaren. Gjatë lëvizjes së tyre në Castel Romano, gruaja u hodh nga makina edhe pse ishte në lëvizje.
Ndërkohë 30 vjeçari me iniciale M.M. vazhdoi ta dhunonte gruan në rrugë dhe kjo gjë solli tërheqjen e vëmendjes së kalimtarëve të cilët lajmëruan policinë. Dhunuesi arriti të largohej dhe është kapur më pas falë regjistrimeve të kamerës së sigurisë, të cilat kishin kapur targën dhe llojin e makinës me të cilin ai po udhëtonte.
Gjithahstu rezulton se shqiptari ishte me precedent penal edhe më parë.




