E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rregulla të reja për riatdhesimin/ Karantinim në shtëpi për ata që banojnë në zonat e kuqe

Qeveria ka vendosur masa lehtesuese per procesin e riatdhesimit te qytetareve shqiptare. Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku ka sqaruar se te gjithe qytetaret qe deshirojne te kthehen ne atdhe duhet te rezervojne bileten ne faqen e “Air Albania”, dhe ata qe banojne ne bashkite e shpallura si zona te kuqe per shkak te vatrave te infeksionit mund te karantinohen ne shtepite e tyre.

Por rregullat nuk do te ndryshojne per te gjithe ata qe banojne ne bashkite e gjelberta, te cilet 14 dite do te qendrojne ne hotelet e caktuara per karantinimin

Reklamë

“Udhëtarët e riatdhesuar do të ndahen në dy grupe në aeroport. Banorët e zonave të gjelbërta do të dërgohen me autobusët e vënë në dispozicion në strukturat karantinuese. Ata ashtu si dhe në rastet e mëparshme do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, prej 7 euro në ditë ndërsa shuma prej 14 eurosh që korrespondon me akomodimin dhe shërbimet do të mbulohet nga shtetit shqiptar. Banorët e zonave të kuqe do të udhëtojnë drejt banesave të tyre për t’u vetëkarantinur së bashku me të gjithë familjen për 14 ditët e ardhshme”, deklaroi ministrja Balluku.

Te gjithe qytetaret duhet te plotesojne nje formular ku te deklarojne adresen e sakte te baneses se tyre

Reklamë

“Ky formular ju ngarkon juve me përgjegjësi ligjore dhe në rast deklarimi të rremë do të aplikohen masa penale sipas ligjeve në fuqi. Policia e Shtetit do të monitorojë të gjithë procesin nga momenti i mbërritjes tuaj në aeroportin e Rinasit”.

Gjate fazes se dyte te procesit te riatdhesimit, 2500 qytetare shqiptare kane mberritur ne Shqiperi.

Më shumë video

Reklamë