Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson kaloi ditë të vështira në terapi intensive pasi u infektua nga koronavirusi.

Ai rrëfeu për “The Sun” sesi i përjetoi ato ditë dhe se çfarë e ndihmoi që të kapërcente situatën e rëndë.

Johnson deklaroi se frika se nuk do ta njihte dot kurrë djalin e tij, që për pak do të lindte, i dha fuqi të mundte koronavirusin.

“Unë u përqendrova vetëm në mendime pozitive. Mendoja për të fejuarën time shtatzënë, lindjen e djalit tim dhe për fëmijët e tjerë. Ne të gjithë kemi kaq shumë për të bërë, kaq shumë gjëra për të cilat të jetojmë.”  

Kryeministri britanik gjithashtu shtoi se ai doli nga kujdesi intensive dhe u shtri në shtratin e spitalit i veshur vetëm me të mbathura. Ai tha se nga dritarja e spitalit arriti të shohë policët që duartrokisnin për mjekët e infermierët.

“Ishte e enjte kur dola nga terapia intensive. Isha i veshur vetëm me bosket e mija dhe asgjë tjetër. U ngritëm në këmbë dhe pamë që po bëhej një shfaqje për personelin shëndetësor. Ishte thjesht fantastike. Ne të gjithë duatrokitëm. Unë ju kam borxh jetën time mjekëve dhe infermierëve.”

Kur pyetet për foshnjen që erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë, Boris Johnson nuk e fsheh dot entuziasmin dhe emocionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *