E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, çfarë ndodh sot me temperaturat

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri në vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të para të mëngjesit deri në mesditë priten reshje shiu me intensitet mesatar në shumë zona të vendit, ndërsa në jugperëndim reshjet do të jenë lokalisht më të dendura, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Në vijim të ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes, në qendër të vendit, mund të shfaqen sërish reshje me intensitet deri të lartë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi lindor me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, por herë pas here, veçanërisht në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, do të arrijë deri në 20 m/s.

Reklamë

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë mesatar, me forcë 3–4 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë nga minimumi 7°C deri në maksimumin 21°C.

Vazhdo të lexosh

Reklamë