E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, rikthehet dëbora në zonat malore! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

Reklamë

Në zonat e thella malore do të rishfaqet sërisht dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësht në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 6 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë