Në prag mesnate në Vlorë u ndjenë disa lëkundje tërmeti. Më e forta ishte ajo me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, që shkaktoi edhe panik tek qytetarët.

Por sizmiologu Rrapo Ormëni i qetësoi duke deklaruar për emisionin “7 pa 5” se ky ishte një tërmet i zakonshëm.

“Ditën e mbrëmshme IGJEUM lokalizi një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter në gadishullin e Karaburunit dhe është ndjerë rreth 4 ballë në Vlorë. Është shoqëruar edhe me pasgoditje. Këto janë tërmete të zakonshme, nuk shkaktojnë asnjë problem, asnjë dëmtim. Tërmete të tilla bien thuajse në të gjithë territorin tonë. Ndjeshmëria është për vetë faktin që ishte afër qyteti i Vlorës. Intensiteti 4 ballë është intensitet që ndihet nga njerëzit edhe në katin e parë, pastaj edhe në katet e larta. Pasgoditjet kanë ardhur duke u zvogëluar. Nuk mund të thuash që ka rrezik për tërmet tjetër të lartë sepse tërmete të tilla me këtë magnitudë bien në të gjithë territorin.”

Sipas Rrapo Ormenit, tërmeti i rënë në Vlorë nuk mund të quhet paslëkundje e atij të rënë në 26 Nëntor sepse pasgoditjet zhvillohet vetëm në zonën ku ishte epiqendra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *