Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rapaj, ka një thirrje për ministrinë dhe fermerët. Sipas tij ministria nuk duhet të përcaktojë limite për numrin e fermerëve që do të përfitojnë nga skema e mbështetjes.

 

I ftuar në emisionin “E-ZONE” Rrapaj tha se vendosja e këtij limiti është një hap pas, në standardet e vendosura deri më sot.

 

“Në buxhetin e vitit  që vjen janë 1.8 miliardë lekë që mungojnë. Kjo do të thotë se ministria ka përcaktuar një limit, një kufi të fermerëve përftues. Ndërkohë kjo situatë shënon një hap pas. 2023 po mbyllet me një lajm të mirë, që të gjithë fermerët që kanë aplikuar përfituan mbështetje. Ndaj i bëj thirrje fermerëve që të aplikojnë se premtimet janë që buxheti do të rritet në gjysmën e dytë të vitit që vjen dhe në këtë mënyrë do të mund të përfitojnë ata që kanë nevojë”, tha Rrapaj në E-ZONE .

 

Sipas të dhënave janë rreth 50 mijë fermerëve, që kanë përfituar gjatë këtij viti nga skemat mbështetesh të qeverisë. Por me buxhetin e tkurrur për vitin që vjen kjo shifër do të jetë më e ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *